Ushtarë të KFOR-it në Kosovë sot kanë kryer një aktivitet stërvitor, për të cilin ka njoftuar vet misioni, përcjell Reporteri.net.
“Ushtarët çekë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe dhe Batalionit të Rezervës Kinetike të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kryejnë rregullisht aktivitete stërvitore të “fobisë nga zjarri” për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Kosovë.
Tutje, ritheksohet si çfoherë se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.