Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”.
Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, ku suhtrim kishte për qëllim vlerësimin dhe validimin e Kompanisë së Shtabit dhe Kompanisë B në detyrat esenciale për zbatim të misionit.
“Kompanitë kanë realizuar operacione të sulmit, mbrojtëse dhe të stabilitetit të cilat kontrolli i UF i planifikoi dhe simuloi që kompanitë të përballen me situata sa më reale, duke vlerësuar shkathtësitë dhe aftësitë e komandimit, vendimmarrjes në kushte stresi, dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme ushtarake”.
“Ushtrimi Fushor “Arrow Bravo 25”u zhvillua me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.