×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime për gjuajtje me armë

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 19:49

    Ushtarët italianë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) zhvilluan sot një ushtrim me gjuajtje me armë në poligonin e qitjes “Voloire”, pranë Kampit Villaggio Italia.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, ky ushtrim synon ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive të qitjes së ushtarëve përmes testimit të armëve individuale, duke siguruar një nivel të lartë gatishmërie dhe sigurie.

    Njoftimi i plotë:

    “Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilluan ushtrime me qitje të drejtpërdrejtë në poligonin e qitjes “Voloire” pranë Kampit Villaggio Italia.

    Ushtrimi ka për qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive të qitjes së ushtarëve përmes procedurave të testimit të armëve individuale, si dhe mbajtjen e një niveli të lartë gatishmërie dhe sigurie.

    KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.” – thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!