×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarja kanadeze rikthehet në Kosovë, takon fëmijët për të cilët ishte kujdesur 20 vite më parëve

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 18:28

    U bë e njohur në mbarë Kosovën kur para një viti, pas 20 vitesh, kishte nisur kërkimin e fëmijëve për të cilët ishte kujdesur gjatë luftës së fundit në Kosovë.


    Sot, 20 vite pas luftës, ish-ushtarja kanadeze, Sophie Boisvert Levesque u rikthye në Kosovë, ku u prit si heroinë nga fëmijët kosovarë që kishte lënë pas fizikisht, ndonëse nuk ishte larguar asnjëherë shpirtërisht prej tyre.

    E këta fëmijë, sot janë të rritur, por nuk e kanë harruar asnjëherë se si Sophie është kujdesur për ta.

    Sophie Boisvert Levesque ishte ushtare kanadeze që shërbeu në Kosovë gjatë luftës së fundit, megjithatë, për të Kosova u bë shumë më tepër se një zonë lufte, kurse kosovarët ishin shumë më tepër se refugjatë e të përndjekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!