×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtria gjen edhe një trup nën rrënoja, mendohet se është kosovari nga Gjilani

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 21:42

    Është gjetur edhe një qytetar nën rrënojat e Hotelit “Tropikal”, i cili besohet të jetë i djalit tjetër të familjes Abazi nga Livoci i Gjilanit.


    Ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar vendndodhjen e  tij, ndërsa janë duke punuar për tërheqjen e trupit të tij nga rrënojat, por nuk dihet nëse është gjallë apo ka humbur jetën.

    Deri më tash mësohet se janë 22 viktima dhe mbi 600 të lënduar nga tërmeti i sotëm.

    Ndryshe, familja Abazi ka hapur dyert për të pritur njerëzit në të pame. Ata, deri tani, shpresonin për ta nxjerrë të gjallë djalin e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!