×
  • Lajme
  • Lajme / Tensionet

    Ushtria serbe afër Bujanovcit, njohësit e sigurisë e vlerësojnë kërcënim ndaj Kosovës

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 20:51

    Kërcënim ndaj Kosovës, e goditje për prishje të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, po konsiderohet prezenca në një numër të madh i ushtrisë Serbe, në Bujanovc.

    Derisa video ku shihen tanke të ushtrisë janë shpërndarë në rrjete sociale, njohësit e sigurisë kërkojnë reagim të autoriteteve vendore e ndërkombëtare.

    Qytetarët të cilët kanë shpërndarë këto video, thanë kjo prani ushtarake në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është duke u rritur cdo ditë e më shumë. Për cka edhe ka shkaktuar shqetësim për ta të cilët kanë kërkuar reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe të ndërkombëtarëve.

    E reagimin spektrit ndërkombëtar po e kërkon edhe ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili thotë se Serbia praninë e ushtrisë e arsyeton cdo herë me ushtrime e trajnime.

    Valdet Hoxha – Ish.zv ministër i Punëve të Brendshme ka deklaruar “ Prania e ushtrisë serbe në afërsi të Bujanovcit, e kamufluar si trajnim nga Republika e Serbisë, është kërcënim direkt në radhë të parë, ndaj qytetarëve shqiptarë në atë pjesë të vendit, e pastaj edhe kërcënim direkt dhe presion ndaj shtetësisë së Kosovës.

    Që shteti fqinjë i Kosovës, i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, vazhdimisht kërkon që të godasë stabilitetin në Ballkanin Perendimor, e thote ekserpti i sigurisë Drizan Shala.

    Ai thotë se një praktikë e tillë e dërgimit të vazhdueshëm të ushtrisë në vijë kufitare, e kishtë bërë Rusia para se të niste sulmet në Ukrainë.

    Drizan Shala, njohës i sigurisë ka shtuar se “Kjo ndër vete po ngerthen nje metedologji, dhe një doktrrin ushtarake të cilën e kemi parë, në mes Forcave Ushtarake ruse të cilët e kanë bërë një gjë të tillë, para invazionit të mundshëm ushtarak në territorin e Ukrainës, nuk do të thotë që do të ndodhë një invazion ushtarak i shtetit të Serbisë, në territorin e Kosovës, por mund të themi që në aspektin operacional dhe përcuerjes së mësazhit këto ushtrime po e dëshmojnë faktin e një elementi që politika zyrtare e Beogradit po tenton në cdo mënyrë dhe formë ta godas stabilitetin e rendit të Ballkanit perendimor.”

    Serbia vazhdmisht dërgon ushtrinë në kufirin me Kosovës, sidomos kur tensionet në veri rriten.

    Një video të ushtrisë serbe shumë pranë territorit të Kosovës, e publikoi edhe gjatë muajit mars, kryeministri Albin Kurti i cili e kishte vlerësuar si një veprim jo normal këtë. /TVDukagjini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!