Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një 26 vjeçar në Ferizaj për shkak se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Siç bën të ditur Policia, i dyshuari SH.Q. ka ushtruar dhunë disa herë ndaj gruas së tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Policisë, gruaja është dërguar në strehimore.
“Policia Rajonale e Hetimeve, përkatësisht, Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, pas një pune hetimore intenzive, sot rreth 09:00 në rrugën ”Ramadan Ferizi” në Ferizaj, kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin Sh.Q. I njejti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.