×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e axhës së Haskukës e punësuar në komunë, Kurtit ia kujtojnë deklaratën “kushërinjtë janë për dasma”

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 10:38

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e pranoi dje se vajza e axhës së tij është e punësuar në komunë. E ndaj kësaj ka reaguar ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi.


    Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ia ka kujtuar Kurtit deklaratën e tij të famshme kur thoshte se “kushërinjtë janë për në shtëpi”.

    “Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat” – Albin Kurti”, ka shkruar Gashi.

    Kjo deklaratë i ishte rikujtuar Kurtit edhe pas punësimit të xhaxhait të Glauk Konjufcës si këshilltar politik në ministrinë e Mbrojtjes.

    VV gjatë kohës sa ishte në opozitë ishte shumë e zëshme kundër punësimeve familjare, teska pas ardhjes në pushtet ka arsyetuar veprimet e saja me pretekstin se personat e punësuar “janë profesional”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!