Kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e mistershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.
Për herë të parë në një intervistë, një anëtar i familjes Hajdari ka përmendur Haklajt dhe marrëdhënien që kanë me ta.
E ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku “Glamour Zone” në Tv ORA, vajza e Azem Hajdarit, Rudina është pyetur për herë të parë për një temë aq delikate, siç është familja Haklaj.
Ester Bylyku: A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka qëlluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?
Rudina Hajdari: Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.
Rudina ka preferuar të mos zgjatet në këtë temë, por ka lënë të kuptohet se mes familjes Hajdari dhe Haklaj nuk ka asnjë lloj kontakti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.