Ish-Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së djeshme është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.
Krasniqi ka thënë se është tepër i mllefosur dhe se në atë seancë gjendet pa të drejtë.
Ai ka shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, ndërkaq është vetdeklaruar i pafajshëm.
Vajza e tij Gresa ka bërë një postim prekës pas paraqitjes së parë të babait të saj para Tribunalit Special.
Ajo ndër të tjera ka thënë se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.
“Babi,
Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot.
Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.
Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar.
Të presim babi dhe të duam shumë!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.