Vajza e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i arrestuar nga Gjykata Speciale gati 8 muaj më parë, ka thënë se pakot me gjëra esenciale për babain e saj, deri më tani i kanë dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, por që është marrë vendim që ato të mos dërgohen më përmes MPJ-së, shkruan Reporteri.net.
Gresë Krasniqi ka shkruar se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka marrë vendim që këto pako të mos dërgohen më përmes Ministrisë së saj tek të paraburgosurit në Hagë.
Ajo ka thënë se Ministrja Grëvalla duhet t’i lë anash inatet personale, ose di të përgjigjet për veprimet e saj.
“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj.
Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj!
Krejt dhe Zhdrejt!”, shkruan ajo në Facebook.
Kujtojmë se më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.