×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Jakup Krasniqit: Babi po merret në pyetje brenda një dhome në katin e parë të shtëpisë

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 10:33

    Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka reaguar pas aksionit që Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen në shtëpinë e tyre.


    Ajo ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it që në ora 06:00 të mëngjesit kanë shkuar në shtëpinë e tyre dhe se ata nuk kanë prezantuar asnjë dokument.

    Ajo ka thënë për Kanal 10 se babai i saj nga ora e 06:00 e mëngjesit është duke u intervistuar në katin e parë të shtëpisë dhe se ata nuk janë lejuar më ta takojnë atë, shkruan Reporteri.net.

    Ajo më tej ka thënë se gjendja shëndetësore e babait të saj është e mirë.

    Kujtojmë se Gresa reagoi sot edhe përmes një postimi në Facebook ku e quajti të shitur Kadri Veselin dhe deputetët që votuan pro Speciales. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!