×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e mitur në Obiliq i bën për spital prindërit e saj

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 9:40

    Është arrestuar një vajzë e mitur të mërkuren rreth orës 13:00 në Obiliq, pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se prindërit kanë përfunduar në spital, shkruan Reporteri.net.

    “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!