Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e nënës së saj, e cila rezultonte e humbur që nga data 6 nëntor.
Anita përmes një shkrimi të bërë në profilin e saj në Facebook, ka thënë se më gëzimin më të madh i informon qytetarët së nëna e saj është gjallë.
“Në pamundësi që të ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj që nëna jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë. Zemrat tona janë të plotësuara . Zoti ju rujtë të gjithëve”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar me duart e nënës së saj.
Remzija Mustafa, 59-vjeçarja nga Prishtina ishte larguar nga shtëpia e saj që nga data 6 nëntor. Familjarët e saj, kishin pohuar se ajo kishte pasur probleme me depresion.
Në kërkim të Remzije Mustafës ishin vënë Policia e Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë të cilët kanë kontribuar duke shpërndarë fletushka me fotografi të saj në kryeqytet, si dhe duke shpërndarë informata nëpër rrjete sociale.
Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.