×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Vajza e vogël pa gjithçka”, familjari ndan detaje nga momenti i vrasjes së gruas në Vushtrri

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 14:08

    N.H, mbeti e vrarë dje në Stanoc të Vushtrrisë.

    Gruaja dyshohet se është vrarë nga i dyshuari 58-vjeçar, Arsim Morina, i cili më pas bëri vetëvrasje.

    Njëri nga të afërmit e të ndjerës, Rrahim Ajeti tregoi për Klan Kosova, se viktima ishte e shoqëruar së bashku me një shoqe dhe vajzën e saj të mitur, e cila ishte dëshmitare e gjithë skenës së vrasjes.

    “Duke ardhur ajo ka qenë me kojshiken dhe vajzën e saj, në nënkalim ai e ka privuar nga jeta N., ndërsa ajo ka mbetur e lënduar, dhe është e shokuar edhe vajza sepse ka qenë vajza 12 vjeçe me të, ajo e ka parë gjithë skenën”, tha Ajeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!