Të dielën ka ndodhur një aksident në mes dy paragllajdëve, të cilët janë përplasur gjatë kohës së aterrimit në fshatin Korishë të Prizrenit. Si pasojë e këtij aksidenti, ka vdekur Fatos Gërxhaliu nga Vushtrria.
Pas këtij rasti ka reaguar edhe Jona Gegaj, e cila ka mbetur e lënduar nga ky aksident.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se me dhimbje e ka marrë lajmin se Fatosi e ka humbur jetën.
“Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu . Me dhimbje te thellë mora lajmin qe Fatosi humbi betejën me jetën . Fatos kemi me t’kujtu sa te kemi jete ty dhe miresine tende. ❤ Bashkënjdej dhimbjen me kolegë e familjarë.?”, ka shkruar ajo.
Për rastin ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Myzaqi. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Gërxhaliu, derisa ka thënë se ky lajm i ka tronditur të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.