×
  • Lajme
  • Lajme

    Vaki kosovare: Një vit pasi vdiq iu ngrit aktakuza

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 12:52

    Një vit pasi kishte vdekur L.K. i ishte ngritur aktakuza për vjedhje të shërbimeve nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

    L.K. kishte vdekur më 14 nëntor të vitit 2019, ndërkaq aktakuza i ishte ngritur më 24 nëntor të vitit 2020.

    Në anën tjetër, Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Rahovec, më 15 janar të 2021-ës e ka hedhur poshtë këtë aktakuzë pasi e ka pranuar certifikatën e vdekjes së L.K.

    Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, marrë nga Gjykata e Rahovecit më 15 janar të vitit të kaluar, gjykata është njoftuar nga Policia e Kosovës, njësia në Rahovec, se L.K. ka vdekur, duke siguruar edhe certifikatën e vdekjes së të akuzuarit nga të afërmit e familjes së tij.

    “Gjykata, pas marrjes së certifikatës për të akuzuarin, ka konstatuar se i njëjti ka vdekur më datë 14.11.2019, e që një fakt i tillë vërtetohet nga kjo certifikatë e lëshaur nga Zyra e Gjendjes Civile në Prishtinë”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit. /BetimipërDrejtësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!