×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vaksina ka dhjam derri e qeliza të majmunëve”, fletushka skandaloze shpërndahen në një shkollë në Prishtinë

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 7:32

    Në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë sot janë shpërndarë fletushka me përmbajtje skandaloze kundër vaksinimit.

    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të faqes Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë, të cilët kanë shpërndarë fotot të këtyre fletushkave.

    Në to thuhet se vaksinat përmbajnë dhjam derri, qeliza të majmunëve e pjesë të organeve të fëmijëve të abortuar.

    Në fletushka citohen doktorë të ndryshëm që tashmë janë deklaruar kundër vaksinimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!