Vaksinat e para në Kosovë të cilat mbërritën dje nga aleanca Covax, do të jepen për stafin e Klinikës Infektive.
Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e pranimit të 24 mijë dozave Astra Zeneca.
Vitia ka thënë se fillimi i vaksinimit nuk nënkupton se po i vjen fundit pandemisë, teksa ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat.
“Do të fillojmë me dozat e para në Klinikën Infektive në Prishtinë. Të nderuar qytetarë, vend për çlirim nuk ka, edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi, ne jemi në një realitet të ri dhe duhet t’i respektojmë masat antiCovid”, tha ai.
Vitia ka thënë se po punohet për të siguruar më shumë doza të vaksinave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.