×
  • Lajme
  • Lajme

    Vaksnimi masiv, mbi 6000 persona marrin vaksinën antiCOVID në Kosovë

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 14:56

    Vaksinimi masiv po vazhdon çdo ditë në Republikën e Kosovës.


    Brenda 24 orëve të fundit 6 mijë e 361 persona kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

    Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, 260 mijë e 955 persona kanë marrë vaksinën antiCOVID në Kosovë, kurse rreth 68 mijë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.

    Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 5 raste të reja me COVID-19.

    Njoftimi i plotë:

    12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 132.

    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë linkun:

    Mbani maskat!
    Respektoni distancën!
    Mbani higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!