Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha sot para mediave se ka pasur vështirësi në furnizim me barna që janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Ai përmendi edhe mungesën e Fraxiparinës, me ç’rast tha se kanë kontratë për furnizim me të, por që është shpenzuar sasia.
Ai ka thënë se brenda dy ditëve presin furnizim.
“Ne kemi kontratë valide për të na furnizuar me Fraxiparinë. Është shpenzuar një sasi që ka qenë edhe e vitit të ardhshëm. Ka vështirësi në furnizim”, tha ai.
Krasniqi përmendi edhe ngarkimin e spitaleve rajonale e Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa tha se momentalisht 785 pacientë janë të shtrirë në këto institucione.
“Tashmë tri javë numri i të shtrirëve sillet rreth 800. Edhe më tutje spitalet tona janë të ngarkuara. 44 pacientë janë në gjendje të rëndë, 8 janë të intubuar dhe 36 janë në ventilim mekanik joinvaziv”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.