×
  • Lajme
  • Lajme

    Valbon Krasniqi: Uroj që emri i COVID të harrohet sa më shpejt

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 21:07

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka uruar festat e fundvitit me dëshirë që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës e sportit.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar që emri i coronavirusit të harrohet sa më shpejt.

    “Bashkëqytetarë të nderuar, Tashmë u bë një vit që njerëzimi po perballet me COVID-19.Një vit që i rikujoi njerëzimit se:SHËNDETI është mbi të gjitha, SHËNDETI është vlera më e shtrenjtë në jetë, është vlerë që nuk ka çmim,

    Në këtë natë festive ndaj dhëmbjen me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19.Përshëndes dhe uroj të gjithë mantel bardhët dhe stafin mbështetës që sonte janë në sherbim.

    Me dëshirën e madhe që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës dhe sportit, uroj qe emri COVID të harrohet sa më shpejt”, ka shkruar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!