×
  • Lajme
  • Lajme

    Valdet Sadiku, ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 19:31

    Valdet Sadiku është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni.

    Sadiku, i ka dorëzuar sot një kopje të letrave kredenciale ambasadores Natasha Prah, udhëheqëse e protokollit diplomatik.

    Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Sllovenisë.

    “Ambasadori i posaemëruar i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Kosovës Valdet Sadiku i dorëzoi një kopje të letrës kredenciale Ambasadores Nataša Prah, udhëheqëse e protokollit diplomatik”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Sllovenisë.

    Kujtojmë se Sadiku deri vonë ka qenë i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!