×
  • Lajme
  • Lajme

    Valentina nuk i mbijetoi sëmundjes, familja Ibrahimi i kthen paratë e mbledhura për të

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 10:27

    Ditë më parë ndërroi jetë Valentina Ibrahimi, 24 vjeçarja e diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute.


    Megjithëse kishte iniciativa për të mbledhë para për shërimin e saj, ajo nuk arriti ta mund këtë sëmundje.

    Është motra e saj, Deniza Ibrahimi ajo e cila ka njoftuar se paratë e mbledhura për shërimin e saj, janë transferuar në Fondacionin Labinot Tahiri.

    “Me kete postim deshiroj te ju tregoj se e gjithe shuma “32.340.00” € e cila ishte ne bank eshte transferuar ne FONDACIONIN HUMANITAR LABINOT TAHIRI me shpres se e gjithe shuma do te perdoret per njerzit te cilit kishin nevoj.”, ka shkruar mes tjerash ajo në njoftim.

    Njoftimi i saj i plotë:

    Pershendetje familjar miq dhe koleg.

    Faleminderit te gjithve per ngushellimet dhe aksionet te cilat i keni organizuar per ndihmen e motres time

    Mbas te gjitha shkrimev dhe telefonatav te shumta u detyrova qe ta beje kete postim per te ju treguar qe te gjitha materialet monetare te cilat u grumbulluan per motren time Valentina Ibrahimi e cila ishte e diagnostifikuar me LEUKEMI AKUTE dhe para pak ditesh nderroi jete duke mos mundur te arrij operacionin.

    Me kete postim deshiroj te ju tregoj se e gjithe shuma “32.340.00” € e cila ishte ne bank eshte transferuar ne FONDACIONIN HUMANITAR LABINOT TAHIRI me shpres se e gjithe shuma do te perdoret per njerzit te cilit kishin nevoj.

    Motra ime e la kete bote duke u dhene nje mundesi personav te tjer te cilet kan po kete semundje.

    Me rrespekt familja Ibrahimi

    Valentina Ibrahimi mendon per juve edhe me shpirtin e saj ne parajs.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!