×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Valixhja e braktisur në Ferizaj, Policia: Nuk kishte asgjë të dyshimtë, e harroi një qytetare

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 13:58
    Foto ilustruese

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera për një valixhe të dyshimtë që u raportua sot në Ferizaj.

    Nga Policia kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se në të nuk kishte asgjë të dyshimte dhe se një qytetare e kishte harruar. Rruga që ishte bllokuar, tashmë është liruar për qarkullim.

    “Ka përfunduar i gjithë operacioni i policisë në lidhje me informatën e valixhes së dyshuar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Është lajmëruar një qytetare që e ka harruar aty padashje. Njëkohësisht është kontrolluar valixhja dhe nuk ka pasur asgjë të dyshuar

    Të gjitha njësitet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga. Ndërsa qytetarja është ftuar për intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia në vendin e ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!