×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla e quan të poshtër vendimin e Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës: Vendi po degradon

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 16:05

    Gazetari Valon Syla e ka quajtur të poshtër vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.


    Sipas Sylës, kjo është shkelje ligjore dhe morale duke e degraduar vendin.

    Postimi i tij i plotë:

    Valdete Daka lavdohet se i ka organizuar zgjedhjet ma të mira në regjion, por shkarkohet nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, se duhet me shti aty dikon…

    Kjo është shkelje edhe ligjore edhe morale. Edhe e poshtër. Vendi po degradon.

    Një faleminderim për Valdete Dakën për punën dhe profesionalizmin. Zojë je tregu, dhe je.

    Ky është Alarm për Shoqërinë Civile. E sidomos ato feministet selektive që reagojnë për krejtë gratë e Kosovës, por jo për gruan që i organizoi zgjedhjet më të mira disa herë në regjion.

    #albanologji #kqz #medakën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!