×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla: E shëndetshme që Albin Kurti të qeverisë në 4 vitet e ardhshme

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 22:27

    Publicisti dhe gazetari Valon Syla, ndërsa ka folur për rënien e qeverisë Hoti ka thënë se është refleksion i ndërrimit të pushteteve të mëdha në botë.


    “Mendoj që qeveria Kurti, që u rrëzua gjatë administratës Trump me ndihmën e Grenell prodhoj qeverinë Hoti, e cila u shpall e paligjshme, në esencë është ndërrim i aleatëve të fuqive që i kanë fituar zgjedhjet në Amerikë, si Biden dhe demokratët, që në Evrope s’do të bëjnë gjë pa ndihmën e politikës gjermane”, thotë Syla.

    Ai thotë se bisedimet me Serbinë do të mbesin temë e madhe ashtu sikurse edhe liberalizimi i vizave, por sipas tij asnjëra nuk do të mund të ndodh deri në fund të vitit 2024.

    I pyetur se a po vjen koha e Kurtit, gazetari Syla thotë se ajo ka ardhur me 6 tetor të vitit të kaluar.

    “Koha e Kurtit ka ardhur me 6 tetor, ka fituar 26%, nuk i ka fituar 40%, as nuk do t’i fitojë, sondazhet i qesin, sepse ata shpeshherë manipulojnë duke mos llogaritur votën e pakicës dhe serbëve, dhe kur të futen të dhënat tjera ky 40 % bie në 36% ose 38%”, thotë Syla në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai thotë se e sheh një situatë të rëndë politike në Kosovë.

    “Unë e shoh një situatë të rëndë politike, mund te kemi një skenar “Sheshel”, ku Shesheli në Serbi i fitonte 48% dhe nuk mund të krijonte koalicion, dhe pakicat u bënin bashkë dhe e kirjonin qeverinë. Në këto zgjedhje do të jetë kandidati kryesorë që do t’i fitoj zgjedhjet, por do të shihet nëse do ta bëjë qeverinë. z. Kurti është e shëndetshme të qeverisë për 4 vitet e ardhshme duke pasur parasysh se duhet ta shohim të ballafaqohet me bisedimet me Serbinë ose me problemet që mendon se elektorati i tij mendon se mund t’i zgjidhë me shkop magjik. Armiku më i madh i Kurtit është Albin Kurti”, thotë Syla.

    Ai shton se nëse Kurti tërhiqet edhe njëherë, atëherë do të jetë fillimi i fundit të tij, sepse pritet liberalizimi i vizave e arritja e marrëveshjes me Serbinë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!