Gazetari Valon Syla ka reaguar pas aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për licencë të shitjes së rrymës.
Syla tha se tashmë vartësit e Kurtit i kanë hyrë biznesit të rrymës dhe se janë bërë ‘tuxharë të strujës’.
“Albin Mafia, me dy alltia. Njonën me ujë, tjetrën me strujë. Tash edhe këshilltarët (Luan Dalipi) bashkë me miq të Vuk Hamovićit tugjarë të strujës. Runu e tokëzonu”, tha Syla në Facebook.
“Tokëzonu. Se mu mshef, spo mshefni mo. Po shiheni mirë, kthjellët, edhe prej aeroplani”, ka shkruar tutje Syla.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Dalipi ka thënë se vëllai i tij, Dritoni ka vendosur “ta provojë fatin”, në tregun e lirë energjetik. Dalipi ka thënë se ai ka aplikuar ligjërisht, si qytetar i thjeshtë.
“Dritoni, afarist që 20+ vite, është qytetar i lirë dhe ka të drejtë të angazhohet në zhvillim biznesi, si çdo qytetar tjetër në këtë vend.
Unë kam shërbyer me dinjitet dhe përkushtim në këtë Qeveri tash e katër vjet. Kjo nuk do të thotë që e gjithë familja ime ka hyrë në Qeveri. E as që duhet të paragjykohet për lidhje farefisnore me mua. Unë e inkurajoj Dritonin që të jetë sa më i suksesshëm në biznes, ashtu siç e bëj me secilin tjetër në sektor privat. (Lexoni biografinë e shkurtër timen në fund të këtij postimi për ta kuptuar më mirë pse e them këtë.) Dritoni dhe cilido qytetar tjetër ka të drejtë të aplikojë për një licencë në tregun e liberalizuar të energjisë. Pastaj është çështje e tregut – ofertë e kërkesë – për ata që kuptojnë pak nga ekonomia. Nëse është konkurrues, do të kontraktohet nga kompani private. Asgjë më shumë, e asgjë më pak”, ka shkruar ai ndër të tjera.