Gazetari Valon Syla, ka vlerësuar rolin e LDK-së në shtetformimin e Kosovës.
Ai ka thënë se LDK e ka një vlerë historike për gjendjen në të cilën është vendi, qoftë për të mirë apo për të keq.
“LDK duke qenë pjesë lojale e Shtëpisë së Bardhë shpeshherë është dëmtuar. Pa LDK-në sot nuk ishim këtu, LDK e ka një vlerë historike për gjendjen e Kosovës, mirë apo keq, njëjtë e ka edhe PDK”, ka thënë Syla në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se historia moderne e njeh Ibrahim Rugovën si një prej diplomatëve më të mirë shqiptare. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.