Gazetari Valon Syla pasi u sulmua ka thënë se nuk ka kërkuar ndihmë nga policia, por se kjo e fundit i ka thënë se duhet të ketë kujdes dhe mos të dalë në vende ku ka shumë persona.
“Policia nuk ka bërë asgjë, se nuk i kam kërkuar ndihmë. Para 10 ditësh kam shkruar një status, dhe para se të vijë te rrahja, është mirë që shoqata e gazetarëve të reagoj, se ata po reagojnë veç në momentin e fundit. Një linçim i madh ka ndodh, një sulm i madh pothuajse i gjithë diasporës”, ka thënë Syla në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se është rekomanduar nga policia mos të lëvizë në hapësira ku ka turma, ku mund të nxitet eventualisht dhuna.
“Nuk ndihem i kërcënuar, por nën presion, sepse linçimet, dhe lajmet e rreme në mediat nga diaspora po vazhdojnë. E kam angazhuar një avokat, jam duke i printuar të gjitha dhe do të mundohem t’i ndjek nga vendet që ata vijnë, 10-12 raste që janë më shembullore, që ashtu siç e kanë në Zvicër e Gjermani do ta kenë edhe në Kosovë”, ka thënë ai.
Syla thotë se diaspora kur vijnë në Kosovë dhe dalin në kafene kanë një arrogancë më të madhe.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.