×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla shfaqet me fasho në kokë në emision, rrëfen se si ndodhi sulmi

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 20:52
    Gazetari Valon Syla

    Gazetari Valon Syla ishte objekt sulmi mbrëmjen e së martës, nga tre sulmues tashmë të identifikuar, që ai i quajti “islamikë fanatikë”.

    Një ditë pas sulmit, ai ka dalur publikisht për të rrëfyer ndodhinë, në emisionin “Pressing” në T7, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai shihet me fasho në kokë, ku edhe mori lëndime pasi u godit me një orë dore.

    Vetë Valon Syla tha se me të ndodhur sulmi, i ka njoftuar familjarët e tij, për t’iu treguar se është mirë.

    “Problemi kryesor me këtë rast është se pak a shumë jemi të mësuar me këso raste, ne si gazetar. Por problemi është me familje. Ata shqetësohen”, ka rrëfyer Valon Syla.

    Ai tha se sulmi ka ndodhur kryekëput shkaku i mendimeve të tij për hoxhën Mazllum Mazllumi nga Prizreni, i cili së fundmi mori dhuratë një veturë luksoze në ditën e pensionimit. /Reporteri.net/.

    Kush është Mazllam Mazllami? Akuzat për terrorizëm, afërsia me ish-Prokurorin kosovar që preferonte sheriatin, vlerësimi si humanist nga xhemati

    Shteti identifikon tre sulmuesit e Valon Sylës, vazhdojnë përpjekjet për arrestimin e tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!