Analisti Valon Syla ka thënë se presidenti Thaçi që disa vite akuzohet se e ka krijuar Gjykatën Speciale për të shpëtuar vetë, duke i çuar shokët t tij të luftës aty.
Po ashtu, ai është akuzuar se do ta pranonte çfarëdo marrëveshje me Serbinë vetëm që të shpëtonte nga Specialja. Por, sipas tij, aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar i ka demantuar këto pretendime të poshtra të kundërshtarëve të tij politikë.
“Gërnaçat që disa vjet e kanë akuzuar Presidentin Hashim Thaçin se e ka krijuar Gjykatën Speciale për t’i çuar shokët e luftës dhe për të shpëtuar vetë. Nga frika e kësaj gjykate, atë e akuzonin se do të pranonte çfarëdo marrëveshje me Serbinë.
Të dyja këto pretendime të poshtra i hodhi poshtë aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Hashim Thaçi është i gatshëm të shkojë vetë për të mos i dërguar shokët e luftës.
Hashim Thaçi nuk pranon marrëveshje të dëmshme për Kosovën edhe nëse i duhet ta sakrifikojë të ardhmen e tij politike. Mos e keni këtë gajle”, ka shkruar Syla. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.