×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla tregon çka është fjala gërrnaç

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 20:43
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Gazetari dhe publicisti, Valon Syla i quan vazhdimisht një pjesë të diasporës si gërrnaça.


    Syla në REPORTERI/INTERVISTA ka treguar se çfarë do të thotë fala gërrnaç.

    “Fjala gërrnaç është për pleqtë që janë inatçor, të cilët përpos inatçor, janë edhe grindavec.

    “Një plak gërrnaç, përdoret kryesisht në rajonin e Drenicës, që kanë prejardhje nga Muahxherët ose Sanxhaku i Nishit nga vijë unë me prejardhje, dhe përdoret në raste kur dikush të lodh me çështje të parëndësishme. Në esencë gërrnaçi është një grup linçuesish, të rrjeteve sociale që kanë tendencë dhune, sharje, që vijnë nga struktura ekstreme politike edhe fetare, dhe vijnë nga militantizmi i VV-së dhe grupi i islamit politik”, ka thënë Syla.

    Ai ka thënë se gërrnaça ka edhe nga PDK dhe NISMA.

    “Personi që me sulmoi mua ishte nga PDK, ose familjen e ka të lidhur me këtë parti”, ka thënë Syla.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!