Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel para takimit të Këshillit për MSA-në.
Komisioneri i BE-së, Varhelyi ka njoftuar se me kryeministrin Kurti ka diskutuar rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi.
“Me kryeministrin Albin Kurti para takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejt të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor si dhe punën e vazhdueshme në reforma që përfshinë reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar”, ka thënë Varhelyi.
With PM @albinkurti ahead of today’s EU Kosovo Stabilisation&Association Council. Discussed importance of swift implementation of Economic&Investment Plan for #WesternBalkans + ongoing work on reforms, incl justice reform, fighting organised crime. pic.twitter.com/V5NDkmHDaV
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 7, 2021
Kurti pas arritjes në Bruksel është pritur edhe nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Kurti do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.
Pas takimit me Borrell, kryeministri i Kosovës do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian në kuadër të kësaj vizite.