Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka konfirmuar se nga mostrat e dërguar në Gjermani rreth variantit të ri të koronavirusit, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive, shkruan Reporteri.net.
Bëhet fjalë për variantin B117, i cili u zbulua së pari në Britani.
“Kemi dërguar 30 mostra për testim në Gjermani me qellim të hulumtimit rreth pranisë së varianteve të reja të koronavirusit. Rezultatet kanë treguar se tri mostra kanë rezultuar pozitiv me variantin B117. Ne kemi pezulluar fluturimet ajrore me këtë shtet dhe nga ajo ditë nuk ka pasur lëvizje”, ka thënë ndër të tjera Zemaj.
Ndryshe, sot janë konfirmuar 342 raste të reja me koronavirus dhe është raportuar për 5 viktima. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.