×
  • Lajme
  • Lajme

    Varianti i ri ri i Covid-19 mbërrin edhe në Kosovë, por Hoti thotë se po kthehet normaliteti

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 17:16

    Nga mostrat e dërguar në Gjermani rreth variantit të ri të koronavirusit, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive. Këtë e ka konfirmuar gjatë ditës së sotme, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.


    Bëhet fjalë për variantin B117, i cili u zbulua së pari në Britani.

    Mirëpo, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti po vlerëson se situata epidemiologjike është e mirë dhe se me ardhjen e vaksinës Kosova do ti kthehet normalitetit.

    “Trendi i të hyrave në janar të këtij viti është njësoj sikur në janarin e vitit 2020. Për ne është shenjë e qartë që kur atëherë në janar s’kishte pandemi, masa restriktive dhe bizneset qarkullonin normalisht, ekonomia zhvillohej normalisht, nënkupton që masat e rimëkëmbjes që i kemi marrë më 2020 dhe mbështetjen që u kemi dhënë bizneseve, dhe masat e reja gradualisht po kalojmë fazën kritike të pandemisë e po i kthehemi normalitetit në zhvillim, ekonomi, shoqëri e në përgjithësi. Me vaksinat që do të fillojnë të vijnë në muajin shkurt ne i kthehemi normalitetit të plotë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!