Fshati Pestovë i Vushtrrisë është përmbytur nga reshjet e shiut. Vërshimet u kanë shkaktuar dëme banorëve të këtij fshati, ndërsa uji i ka marrë edhe varrezat.
Një banor i këtij fshati ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat e dëshmojnë nivelin e përmbytjeve.
Vendi ynë është përballur me reshje të shumta të shiut ditëve të fundit, për shkak të kësaj situate në teren kanë vepruar edhe ekipet e FSK-së.
Ndërsa, kryeminstri në detyrë Avdullah Hoti, paralajmëroi se do të krijohet një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga reshjet e shiut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.