×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset humoristi i madh shqiptar, Rasim Thaçi – Cima

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 13:14

    Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori i humorit Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerësi Cima.


    Në praninë e familjarëve dhe të shumë dashamirëve, humoristit të ndjerë iu dha lamtumira e fundit në fshatin Vukoc të Komunës së Drenasit, që ishte edhe vendi i lindjes së aktorit tashmë të ndjerë.

    Gjatë ditës, para Teatrit Kombëtar të Kosovës u bën homazhe në nderim të tij, ku të pranishëm u panë edhe krerët e lartë të shtetit si Kryeministri Albin Kurti, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Ministri i MKRS-së Hajrullah Çeku si dhe deputeti Lumir Abdixhiku, njëherësh kryetar i LDK-së.

    Rasim Thaçi u nda nga jeta të premten, pasi nuk i mbijetoi dëmtimeve shëndetësore nga virusi vdekjeprurës, COVID-19.

    Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një trajtimi disa javor pasi diagonistikimit me coronavirus.Rasim Thaçi – Cima njihet për skeçet e tij shumta humoristike ndër vite, teksa për një kohë mjaft të gjatë ka pasur një karrierë edhe si futbollist i Prishtinës dhe Flamurtarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!