×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 17:43

    Këtë të mërkurë, është varrosur me nderime të larta fetare ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.


    Në ceremoninë e varrimit të drejtuar nga Myftiu Naim Tërnava, morën pjesë qindra qytetarë dhe prijës fetarë nga të gjitha viset shqiptare.

    Ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës ka ndërruar sot jetë dje moshën 75 vjeçare.

    Ai në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate.

    Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003.

    Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite.

    Gjatë kohës sa ishte në krye të BIK-ut ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare.Rexhep Boja ishte edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!