×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset mësimdhënësja që dyshohet se u vra me sëpatë nga bashkëshorti

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 16:14

    Të shtunën iu dha lamtumira e fundit mësimdhënëses që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Prishtinë, një ditë më parë.

    S.G u varros sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Dragodan.

    Viktima 63 vjeçare S.G., ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.

    Prokuroria Themelore dje informoi se ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

    “Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka deklaruar dje Prokuroria përmes komunikatës. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!