×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset në Rezallë i riu që u vra në kazino në Lipjan

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 17:06

    Në Rezallë të Skenderajt është duke u mbajtur ceremonia e varrimit të Florent Ahmetaj, të riut që dyshohet se vra mbrëmë në një kazino në Lipjan.


    36 vjeçari, punonjës i lokalit, u gjet i vrarë me dy plumba, mbrëmë rreth orës 20:00 në Lipjan, shkruan Reporteri.net.

    Dyshimet e para janë se Ahmetaj u vra nga një person, ende i paidentifikuar, në momentin kur ky i fundit tentoi të kryente një grabitje në kazinonë në Lipjan, ku i riu nga Skenderaj ishte i punësuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!