Është varrosur rreshteri i Policisë së Kosovës, M. Lika, i cili u vra mbrëmë në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.
Në varrimin e Likës morën pjesë shumë qytetarë e zyrtarë policorë, ku i njëjti u varros me nderime shtetërore.
Në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka bërë të ditur se të dyshuar janë dy persona.
“Të dyshuarit nuk kanë përdorur maska, por kapela. Ka qenë errësire dhe identifikimi bëhet më i vështirë. Nuk ka të bëjë me ndonjë pistë të grabitjes, nuk ekziston ndonjë pistë që të dyshuarit kanë pasur për qëllim grabitjen. Vërehet qartë që qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi i rreshterit”, tha Çerkini.
Ndërsa, prokurori i rastit, Ismet Rrahmani, tha se viktima ka marrë vetëm një goditje dhe se i njëjti nuk ka pasur të veshur antiplumb në momentin kritik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.