E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat paramilitare serbe, Vasfije Krasniqi, ka qenë e pranishme sot në marshin e kërkimit të drejtësisë për aktivistin e vdekur të VV’së, Astrit Dehari.
Krasniqi, e cila kërkon vetë që drejtësia të vihet në vend për krimet që janë bërë në dëm të saj, është parë në radhët e para të marshuesve.
Rasti i Vasfije Krasniqit është i njohur botërisht. Ajo ka mbajtur një fjalim para kongresit amerikan duke treguar për krimet që ka përjetuar ajo, dhe shumë gra të tjera në Kosovë.
Krasniqi ende lufton për të drejtat e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Edhe për rastin e Astrit Deharit po kërkohet drejtësi dhe llogaridhënie. Prindërit e Astritit, Avni dhe Xhemile Dehari, gjithmonë kishin ngulur këmbë se djali i tyre ishte vrarë. Po ashtu edhe subjekti në të cilin ishte aktivist çdo vit organizonte protesta ku kërkohej drejtësi për Astrit Deharin.
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, mbajti një fjalim ku kërkoi vënien në vend të drejtësisë dhe zbardhjen e rastit të Deharit.
Kurti u takua edhe me Vasfije Krasniqin dhe shihet në foto se të përqafuar. Kujtojmë se Kurti ka premtuar që do i kërkohet llogari Serbisë për të gjitha krimet që i ka kryer në Kosovë gjatë luftës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.