Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës sot shënon 20-vjetorin e themelimit.
Në 20-vjetorin e themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila është edhe anëtare e kësaj qendre do të dorëzojë kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale.
“E mbijetuara e dhunës seksuale, anëtarja e QKRMT-së, Sh.S. dorëzon kallëzim penal rreth ngjarjes që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, Vasfije Krasniqi Goodman, përmes një statusi në Facebook ka paralajmëruar edhe për një rast tjetër, e cila njëkohësisht ka kërkuar që ta mbështesin ashtu siç populli ka mbështetut Vasfijën, shkruan Reporteri.net
Dalja e së mbijetuarës të dhunës seksuale bëhet sot, 14 tetor 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.