Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka folur për ftesën që e ka marrë nga PDK-ja dhe VV-ja për t’iu bashkangjitur listës së tyre zgjedhore, ndërsa thotë se vendimin për të hyrë në VV e ka marrë vetë ajo.
Krasniqi tha se nuk është anëtarësuar në Lëvizjen e Vetëvendosje.
Ajo thotë se në fillim ka hezituar për t’i hyrë politikës.
“Albin Kurti më ka kontaktuar vetë me telefon. I thash po marrë pak kohë po mendoj. Kam biseduar me familjen si në Kosovë si në Amerikë. Pak kam hezituar, por në fund vendosa thash po hy me juve në listë. Unë kur te marrë një vendim, kam qef me marrë vet”, tha Krasniqi në Rubikon.
Ajo thotë se PDK-ja ia ka ofruar numrin 3 në listën e saj, por se në fund vendosi të hyjë në listën e VV-së.
“I kam thënë PDK-së faleminderit për ofertën, unë po shkoj me VV-në. Për numrin e kam ditur në fillim se cilin do ta marrë, PDK-ja më tha numrin 3, VV-ja 4,… Zemra ma nijti me shku me VV-në”, thotë Krasniqi.
Kujtojmë se Krasniqi kishte numrin 4 në listën e VV-së, përderisa mori rreth 60 mijë vota, duke e bërë atë gruan e tretë më të votuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.