×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi reagon pas fotos së publikuar nga Flora Brovina

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 15:00

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ka publikuar sot para gazetarëve disa fotografi shokuese se si tre paramilitarë serbë e dhunuan një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë.


    Kjo dëshmi tronditëse, siç thotë Flora Brovina, është marrë nga një aparat fotografik i një ushtari serb.

    Pas publikimit të këtyre fotografive ka reaguar Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është  gruaja e parë që publikisht e pranoi se ka qenë viktimë e përdhunimit nga kriminelët serbë, shkruan Reporteri.net

    Vasfije Krasniqi-Goodman përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka shumë për të thënë, mirëpo aktualisht nuk mund të thotë asgjë.

    “Unë kam aq shumë për të thënë, por unë nuk mund të them asgjë #20years”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!