Kryetari i Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci, ka lëshuar akuza në drejtim të këshilltarëve të kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se njëri prej tyre e ka nxjerrë jashtë prej një mbledhjeje, ia ka sharë nënën dhe se ia ka dhanë organin gjenital në gojë në mes të teatrit, shkruan Gazeta Express.
I ftuar në emisionin #Gjesi në T7, Vatovci ka thënë se ai ka qenë njeriu që e ka mbështetur më së shumti kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, por është zhgënjyer në fund.
Sipas tij, këshilltarët kryesorë të Haradinajt përveç që e kanë injoruar, e kanë përjashtuar edhe nga mbledhjet. Ai ka thënë se e kanë sharë me familje dhe se njëri prej tyre ia ka dhënë organin gjenital në gojë në mes të teatrit.
“Unë jam kanë njeriu që e kam mbështet më së shumti kryeministrin Haradinaj, po më së paku kam përfitu unë edhe jam zhgënjyer për arsye se këshilltarët e tij që janë më të afërt, jo vetëm që më kanë injoru por edhe më kanë qitë edhe prej sallave nëpër mbledhje në ndonjë mbledhje komemorative ose në teatër. Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt ma shan nanën edhe ma jep organin në gojë”, ka thënë Vatovci në #Gjesi.
Ai ka përmendur emrat e Gazmend Abrashit dhe Jahir Morinës, që, sipas tij, nuk po e lënë të futet në zyrën e kryeministrit e as nëpër mbledhje.
“Edhe shqetësimi jem është që njerëzit e tillë janë shumë injoranta. Kur njeri i parë nuk mbështet, që besoni Zotit, në fëmijë të mi po bëj be, që Gazmend Abrashit dhe Jahir Morinës. Gazmendit ia kam marrë 500 vizitëkarta e Jahirit 300 edhe i kam shpërnda nëpër komuna, përkatësisht në 30 komuna, edhe s’më lajnë me hi te kryeministri edhe u thojnë atyre mos e leni”, ka thënë Vatovci.
Ai ka paralajmëruar se këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që nuk beson në drejtësinë kosovare.
“D.m.th. injoranca prej instancës më të lartë se tash ka me pasë ndryshime të mëdha, por unë do t’i paraqes në instancat më të larta se në Strasburg, është Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave. Masanej është Haga. Sepse këtu në Kosovë nuk ka drejtësi, nuk ka prokurori nuk ka kurrgjë, sepse janë të lidhur mes veti. D.m.th. ti kur në qendër kulturore, në teatër shahesh me nanë edhe ta jep organin, atëherë çka pret ti”, ka deklaruar ai në T7.