×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë dorëheqjet te NISMA, largohet edhe një zyrtare

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 22:54

    Partia Nisma Socialdemokrate po përballet me largimin e anëtarëve të saj.


    Pas largimit të ish-ministrit, Bajram Hasani, nga kjo parti, u largua edhe Anila Tusha – Kastrati, nënkryetare e degës së Gjilanit.

    Ajo këtë e ka bërë të ditur në profilin e saj në Facebook ku ka njoftuar se në mënyrë të parevokueshme, është tërhequr.

    “Që nga dita e sotme kam vendosur që të tërhiqem në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në NISMA Socialdemokrate, pra nga Këshilli Kombëtar, dhe nga pozita e nënkryetares së degës në Gjilan. Aktivitetin tim si asambliste në Kuvendin Komunal në Gjilan nga sot do ta vazhdoj si e pavarur”, ka shkruar Tusha-Kastrati.

    Arsye e largimit nga Nisma sipas saj është lufta e brendshme që është shkaktuar në këtë parti, nepotizmi dhe korrupsioni.

    Ajo ka falendëruar për mbështetjen ish-kryetarin e degës, Bajram Hasanin.

    “Nuk mund të largohem pa e falenderuar për mbështetjen e madhe gjatë gjithë kohës sa kam qenë në këtë subjekt kryetarin e degës, z Bajram Hasani. Bashkë më të kemi bërë shumë punë që NISMA në Gjilan të rritet. Kam besuar në vizionin e tij prej lideri dhe kemi bërë shumë punë të mira. Por drejtues të partisë, deputetë, këshilltarë e të gjithë ata që kanë zënë pozita publike e shtetërore kanë harruar se NISMA është këtu falë punës tonë në terren, falë punës të aktivistëve të cilët tashmë janë harruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!