×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë kolonat e gjata, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 8:22

    Kolonat e automjeteve dhe pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës, po vazhdojnë edhe sot në këtë mëngjes.


    Në raportin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, (ora 07:30), bëhet e ditur se bashkatdhetarët që po kthehen nga pushimet, po presin gjatë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

    Për ta kaluar kufirin në Merdarë, bashkatdhetarët po presin 3 orë, kurse për të hyrë në Kosovë, pritjet janë 1 orë.

    Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë afro dy orë, kurse për të hyrë pritjet janë shumë të vogla deri në 10 minuta.

    E gjendje shumë më e qetë është në pika pikë kalimet tjera kufitare, pasi nuk ka pritje për në dalje e as në hyrje.

    Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!