×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare, gjendje më e mirë në pikat tjera kufitare

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 8:27

    Shumë nga bashkatdhetarët tanimë kanë përfunduar pushimet dhe po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.


    Për shkak të fluksit të madh, kolona e pritje të gjata po ka në pikat kufitare, veçmas në Merdare.

    Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritja në këtë mëngjes është 1 orë e 30 minuta deri 2 orë për të dalur nga Kosova.

    Ndërsa, po në këtë pikë, pritjet për të hyrë janë të vogla, përkatësisht deri në 10 minuta.

    Edhe tek pika ‘Dheu i Bardhë’, pritjet nuk janë të vogla. Sipas të dhënave të mëngjesit, pritja është 1 orë për të dalur nga Kosova përmes kësaj pike kufitare.

    Ndërsa, tek pikat e tjera kufitare, gjendja është më mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!